Home / Sport / MPB dhe FFM ndalojnë praninë e tifozëve të Shkëndijës kundër Vardarit

MPB dhe FFM ndalojnë praninë e tifozëve të Shkëndijës kundër Vardarit

Ka rezultuar e kotë kërkesa e kryesisë së Shkëndijës për të lejuar praninë e tifozëve në takimin me Vardarin. MPB dhe FFM edhe një herë vendosin kundër tifozëve, duke ndaluar praninë e mbështetësve të Shkëndijës në Shkup, me arsyetim të rrezikut të incidenteve të padëshiruara. Përveç grupeve të organizuara, ndalohet edhe udhëtimi privat i tifozëve.

Shkëndija të dielën do të jetë pa mbështetjen e publikut në sfidën me Vardarin në Shkup, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kështu është vendosur pas mbledhjes së drejtuesve të Shkëndijës me kolegët e Vardarit, anëtarë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë-së, Ministrisë për Punë të Brendshme dhe kompanisë së sigurimit të skuadrës shkupjane. Shkëndija ka kërkuar me ngulm që të lejohet prania e tifozëve tetovar në këtë ndeshje, duke premtuar se ndeshjen e rradhës kur Shkëndija do të jetë vendase do të lejojë praninë e tifozerisë mysafire. Mirëpo gjithë kjo është refuzuar me arsyetim të rrezikut për eskalim të situatës dhe me këtë rast është marrë vendim për ndalesë të pranisë së tifozëve mysafir. Dhe jo vetëm grupeve të organizuara, por edhe tifozëve të rëndomtë që pretendojnë të udhëtojnë me vetura private. Për këtë arsye kryesia e Vardarit ka vendosur që në shitje të biletave të kërkojë dokumente identifikimi që nënkupton se do të refuzohet çdo tentativë që mbështetës të Shkëndijës të kenë qasje në stadium. Me këtë rast ata përmes një komunikate zyrtare kanë kërkuar nga tifozët e Shkëndijës që mos të udhëtojnë fare drejt Shkupit, pasi për shkaqe sigurie do të ndalohet hyrja e tyre në stadium.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *