Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Në incidentin me emigrantët lëndohen 23 pjesëtarë të policisë dhe ARM-së

MPB: Në incidentin me emigrantët lëndohen 23 pjesëtarë të policisë dhe ARM-së

Në trazirat e djeshme me emigrantët të cilët me dhunë tentuan të hyjnë në Maqedonia nga Greqia, janë lënduar 23 nëpunës të Maqedonisë prej të cilëve 14 policë dhe nëntë pjesëtarë të ARM-së si dhe janë dëmtuar tre automjete dhe pajisje të tjera.

Nuk ka nëpunës të lënduar nga forcat policore ndërkombëtare të cilët janë në kufi për sigurim të qarkullimit të migrantëve, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes kumtesës e cila hollësisht shpjegon për incidentin e djeshëm në kufirin jugor.

Sipas vlerësimeve fillestare, theksojnë nga MPB-ja, në trazirat kanë marrë pjesë më shumë se 3000 emigrantë. Gjatë gjithë ngjarjes, thuhet në kumtesë, nëpunës policorë grekë aspak nuk intervenuan në parandalimin e trazirave në linjën kufitare.

“Dje, pas informatave paraprakisht të marra se rreth orës 09:00 në Gurin kufitar 59 është e mundur që të ndodhin protesta dhe tentim për hyrje ilegale të dhunshme dhe të organizuar të migrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë, janë ndërmarrë masa për sigurim të përforcuar në kufirin shtetëror drejt Republikës së Greqisë. Masat e ndërmarra përfshinin edhe pjesëmarrjen e përforcuar të pjesëtarëve të MPB-së dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë si dhe të nëpunësve policorë të huaj nga Hungaria, Çekia, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Austria janë sistemuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, të cilat aktivitete janë mbështetur në kuadër të masave speciale të BE-së për mbështetje të Republikës së Maqedonisë për ballafaqim me krizën e emigrantëve në kufirin jugor në dritë të krizës evropiane të emigrantëve”, qëndron në kumtesë.

Nga MPB-ja shtojnë se në orën 09:30 në Gurin kufitar 59 kanë ardhur përfaqësues nga policia greke dhe kanë kërkuar që të realizohet takim midis përfaqësuesve të emigrantëve dhe përfaqësuesit të shërbimeve tona kufitare me qëllim që në këtë takim emigrantët personalisht të binden rreth thashethemeve se kufiri është i hapur, gjegjësisht emigrantët të heqin dorë nga ideja për hyrje në Republikën e Maqedonisë. Në orën 10:15, theksojnë, në Gurin kufitar 59 erdhën përfaqësues të emigrantëve, nëpunës policorë grekë dhe ekipe të gazetarëve. Madje emigrantët janë interesuar se pse kufiri shtetëror është i mbyllur dhe kur sërish do të hapet. Nga ana e përfaqësuesit të MPB-së kanë marrë përgjigje të pyetjeve me ç’rast emigrantët në orën 10:35 u larguan dhe u tërhoqën në kampin grek.

Pastaj në orën 10:50 një grup më i madh i emigrantëve, midis 1000 dhe 2000 persona, filluan me protesta të dhunshme në rreth 100-200 metra në të djathtë nga guri kufitar 59, me brohoritje, hedhje të gurëve dhe gjësendeve të ndryshme. Nga ana e nëpunësve të uniformuar policorë nga MPB-ja dhe ARM-ja menjëherë është filluar me refuzimin e emigrantëve me ç’rast janë përdorur edhe mjete kimike – gaz lotsjellës. Pas gjysmë ore është depërtuar rrethoja mbrojtëse dhe një grup nga 20 deri 30 emigrantë u përpoqën të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë, të cilët menjëherë janë penguar në qëllimin e tyre dhe janë kthyer në territorin e Republikës së Greqisë. Një grup tjetër i emigrantëve, madje, sipas vlerësimeve midis 500-1000 persona, tentuan të bëjnë depërtim të rrethojës dhe në të majtë nga grui kufitar 59, me gjuajtje të gurëve drejt forcave tona të sigurisë. Në orën 14:00 një pjesë e madhe e emigrantëve u tërhoqën në rreth 50 -100 kilometra në territorin grek dhe gjendja pjesërisht është vënë nën kontroll, me ç’rast në këtë periudhë janë vendosur edhe topa nga uji.

“Në orën 14:45 është marrë informatë se emigrantët kanë përgatitur kokteje molotovi që t’i gjuajnë drejt forcave tona të sigurisë, me ç’rast është dhënë urdhër që siguria të ngrihet në nivel më të lartë. Deri në orën 18:00 një grup prej rreth njëqind emigrantësh nga territori grek vazhdimisht ka gjuajtur me gurë nëpunësit policorë. Gjysmë orë më vonë rreth orës 18:30 gjendja është normalizuar, ndërsa të gjithë grupet e migrantëve janë tërhequr në thellësi drejt territorit grek”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *