Home / Kryesoret / MPJ-ja ka dërguar notë në Zyrën greke për lidhje në Shkup

MPJ-ja ka dërguar notë në Zyrën greke për lidhje në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë ka dërguar notë në Zyrën për lidhje të Greqisë në Shkup, si përgjigje ndaj protestës së djeshme verbale nga ana e shefit të Zyrës, ambasadorit Teoharis Lalakos, e cila i është dorëzuar personalisht në bisedë në Ministri.

“Forcat e sigurisë së Maqedonisë gjatë incidenteve të djeshme të dhunshme kanë vepruar me përmbajtje të mundshme maksimale, përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe me këtë rast vepron proporcionalisht me sfidën e sigurisë nga protestat e dhunshme dhe tentativat agresive të grupeve më të mëdha të migrantëve që ilegalisht ta kalojnë kufirin Maqedoni-Greqi, duke përfshirë përmes depërtimit të rrethojës mbrojtëse kufitare, thuhet në notën e Ministrinës së Punëve të Jashtme.

Në notën e publikuar mbrëmë në ueb-faqen e MPJ-së kërkohet nga autoritetet greke të sigurisë angazhim i përforcuar për evitimin e incidenteve të këtilla në të ardhmen.

“Me qëllim të shmangies së incidenteve të këtilla në të ardhmen, Ministria kërkoi angazhim të përforcuar dhe bashkëpunim nga ana e autoriteteve policore dhe të sigurisë të Greqisë, veprim parandalues dhe ndarje me kohë të informacioneve relevante në drejtim të dekurajimit të protestave të dhunshme të migrantëve dhe parandalim i kalimit të tyre ilegal nga territori grek në atë të Maqedonisë. Vendosja e rendit dhe e sistemit ligjor në zonën kufitare në dhe rreth kampit migrues në Idomeni është me rëndësi thelbësore për parandalimin e incidenteve të ardhshme”, thuhet në notën e MPJ-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *