Home / Lajme / Rajon / Mustafa dorëzohet, lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Mustafa dorëzohet, lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Kryeministri Isa Mustafa, deklaroi të martën se Kosova nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë.

Ai tha se intensifikimi i skemave të retorikës nacionaliste të Serbisë karshi Kosovës nuk përbën asgjë të re.

“Këto ditë kemi qenë dëshmitarë të intensifikimit të skemave të retorikës nacionaliste të Serbisë karshi Kosovës. Asgjë e re. Për fatin e tyre të keq, thjeshtë dhe vetëm retorikë boshe. Sepse, Kosova, kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë e Serbisë. Ajo është e qytetarëve të saj të lirë, të pavarur e sovranë. Që fatin e tyre e kanë lidhur me vlerat europiane perëndimore”, tha Mustafa.

Sipas tij, dallga e retorikës serbe karshi Kosovës do të kalojë.

Mustafa në një mënyrë pranoi se do të lejojë edhe mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovës.

”Unë drejtoj një qeveri demokratike të një vendi demokratik. Qeveria që unë drejtoj nuk i pengon qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre. Qoftë edhe duke hedhur vota për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese të cilat do t’i menaxhoj OSBE. Përkundrazi. Ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet. Por, pandërprerë, do t’u japim argumente atyre se e ardhmja e tyre nuk është retorika nacionaliste boshe. Mitet e rreme. Por, është jetesa në Kosovë, me fqinjët e tyre, me rregullat e shtetit të Kosovës, që janë rregulla evropiane të një vendi demokratik”, theksoi ai. (INA)

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *