Home / Lajme / Maqedoni / Naumov: Mitko Cavkov po manipulon, në Buxhet nuk është parapa rritja e pagave të policëve për 5 %

Naumov: Mitko Cavkov po manipulon, në Buxhet nuk është parapa rritja e pagave të policëve për 5 %

Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Mitko Cavkov duke u thirrur në një marrëveshje midis ministrisë së punëve të brendshme dhe Sindikatit të policisë nga muaji mars i vitit 2015, tentoi që t`i manipuloje të punësuarit në MPB dhe opinionin për vendimin e qeverisë të Republikës së Maqedonisë nga 29.03.2016 për rritjen e pagave në ministrinë e punëve të brendshme, informuan nga kabineti i zëvendës ministrit të financave, Kire Naumov, transmeton TetovaSot.

“Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 nuk janë parapa mjete për realizimin e marrëveshjes së përmendur.

Mitko Cavkov në vitin 2015 si ministër i punëve të brendshme nuk ka arritur që të siguroje mjete për rritjen e pagesave dhe kompensimeve, e as Qeveria e drejtuar nga Gruevski në propozim buxhetin për vitin 2016 nuk ka kërkuar nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë që të sigurohen mjete për rritjen e pagave ndaj të punësuarve në ministrinë e punëve të brendshme”, thuan nga kabineti i Kire Naumov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *