Home / Kryesoret / “Ndal”, sot në Shkup protesta shqiptare

“Ndal”, sot në Shkup protesta shqiptare

Sot në ora dy pritet të fillojë protesta mbarë popullore e organizuar nga LR-PDSH, RDK e Vesel Memedit, OVL, Ilyrikum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra”. Protestuesit do të mblidhen tek ura në “Bit Pazar” për të marshuar pastaj drejt Kuvendit të Maqedonisë.

Organizatorët kanë thënë se po protestohet: Kundër obstruksioneve ndaj Prokurorisë Speciale, proceseve të montuara politike, burgosjeve të shqiptarëve, kësaj qeverisjeje, këtij sistemi, këtij statusi.

“Protesta e 22 Prillit është protesta ndaj rendit, ndaj statusit, ndaj shtetit, ndaj pushtetit që ka riprodhuar vetveten tash e mbi 25 vjet, gjithmonë në dëm të shqiptarëve. U bëjmë thirrje studentëve, unioneve të tyre, shoqërisë civile, organizatave të ndryshme jo-qeveritare, subjekteve politike shqiptare. Bëjmë thirrje te çdo shtëpi ku flitet shqip, që fatin e vet ta lidh me vullnetin e përbashkët. Ne do të manifestojmë kushtin e lirisë dhe demokracisë duke dalë në rrugë e protestuar. Do të protestojmë kundër sistemit. Kundër këtij sistemi diskriminues, neglizhent dhe antidemokratik. Do të ngremë zërin si kolektivitet sepse pikërisht si kolektivitet na janë mohuar të mirat e mirëqenia. Të bëhemi nesër në Shkup një trup i vetëm”, thanë organizatorët e protestës së sotme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *