Home / Lajme / Botë / Ndalohet islamizimi në Hungari

Ndalohet islamizimi në Hungari

Kryeministri i Hungarisë ka thënë se islamizmi në bazë të kushtetutës së vendit është i ndaluar.

Sipas një njoftimi të Associated Press, Viktor Orban kryeministër i Hungarisë ditën e hënë në një fjalim të mbajtur në parlament me rastin e 50-vjetorit të aprovimit të kushtetutës së re të vendit, tha se islamizmi në vend është i ndalur dhe kushtetuta shprehet qartë se duhet mbrojtur kultura dhe gjuha hungareze. Sipas tij ligji e lejon Hungarinë që të ndalojë futjen e atyre emigrantëve të cilët përbëjnë kërcënim për gjuhën dhe kulturën e vendit.

Hungaria kufijtë e saj jugor i ka rrethuar me tela me gjemba me qëllim që emigrantët të mos kenë mundësi të futen në këtë vend. Ndërkohë kryeministri i Hungarisë është shprehur se dëshiron që numri i emigrantëve në Evropën lindore të bëhet zero.

Deklarata e kryeministrit të Hungarisë vjen në kohën kur racizmi që bëhet në kuadër të islamofobisë dhe të kundërshtimit të myslimanëve nga disa persona, subjekte politike dhe Islamofobia që ndiqet nga mediat perëndimore, mbështeten nga qeveritë dhe kjo ka krijuar probleme të mëdha për myslimanët me banim në Evropë.

Vazhdimi i rrjedhës kundër myslimanëve, ka shtuar kritikat e organeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut siç është organizata e luftës kundër racizmit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *