Home / Lajme / Maqedoni / Ndërkombëtarët me porosi: Më 6 prill e humbët shansin!

Ndërkombëtarët me porosi: Më 6 prill e humbët shansin!

Më 6 prill u lëshua një mundësi për të siguruar zgjedhje të besueshme. Kështu thuhet në një komunikatë të përbashkët të ambasadorit Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli, dhe euroambasadori për Maqedoninë Aivo Orav.

“BE dhe SHBA i përkrahë të gjitha partitë dhe pjesëmarrësit e tjerë në punimet për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme. Kjo nënkupton pastrimin e Listës Zgjedhore, parandalimin e çfarëdo lloj forme të frikësimit ose trysnisë ndaj votuesve dhe sigurimin e mbulimit të drejtë mediatik gjatë periudhës së zgjedhjeve për të gjitha partitë. Janë bërë disa përparime në këto fusha, por megjithatë ende ka shumë punë. Përgjegjësi, nuk kanë vetëm institucionet shtetërore që të sigurojnë zgjedhje të besueshme, por edhe i partive politike. Më 6 prill u lëshua një mundësi e tillë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ambasadorët thonë që BE dhe SHBA, bashkë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, do të vazhdojnë që ta përkrahin zhvillimin demokratik, përfshirë edhe zgjedhjet.

“E përshëndesim punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por edhe përpjekjeve të sektorit civil për përparim në këtë qëllim. Nga afër i ndjekim ndodhitë dhe do të vazhdojmë t’i ndajmë pikëpamjet tona”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Bejlit dhe Oravit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *