Home / Lajme / Kronika e zezë / Në 17 aksidente janë lënduar 4 persona

Në 17 aksidente janë lënduar 4 persona

Tetë vozitës nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë në lëvizje, pesë vozitës kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 10 vozitës gjatë kohës së drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë shfrytëzuar telefon celular.

Gjithsej 17 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në katër prej tyre më lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa në 13 aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.
Siç informon për MIA-n inspektori Dragan Veljanoski nga SPB Shkup gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e trafikut nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithnjë e numër më i madh i kundërvajtjeve.
Tetë vozitës nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë në lëvizje, pesë vozitës kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 10 vozitës gjatë kohës kur drejtonin automjetin nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë shfrytëzuar telefonin celular.

Gjithsej janë sanksionuar 22 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendit të caktuar për këmbësorë, ose kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 48 automjete.
Drejtimi për preventivë pranë Njësisë për siguri në trafikun rrugor sot do të mbajë mësim për trafik në ora 19 në stacionin policor nga autorizimi përgjithshëm Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarët të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve.

Në pjesën e aktiviteteve preventive do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në Sh.F. “Gligor Prliçev”, ndërsa në kuadër të projektit “Kultura e trafikut te fëmijët e moshës parashkollore” do të realizohen punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “Detska radost” në objektet “Luledielli” dhe “Shega” të cilat gjenden në rajonin e Komunës së Gazi Babës.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *