Home / Lajme / Maqedoni / Në Çair zyrtarizohen shkollat ‘Ismail Qemali’ dhe ‘Imri Elezi’

Në Çair zyrtarizohen shkollat ‘Ismail Qemali’ dhe ‘Imri Elezi’

Ish-ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi nuk e ka lënë pa shfrytëzuar mundësinë për zyrtarizmin e emrave të kontestuar deri tani nga politika, të dy shkollave fillore në Çair dhe dy shkollave në Dibër, njëra fillore e tjetra e mesme. Para tërheqjes nga funksioni i tij si ministër i Arsimit, Ademi ka firmosur statutet e katër shkollave të lartpërmendura, duke legalizuar në këtë mënyrë pagëzimin e shkollave me emrat: Shkolla Fillore “Imri Elezi” – Çair; Shkolla Fillore “Ismail Qemali” – Çair; Shkolla Fillore “Penestia” – Dibër dhe Qendra e Mesme për Arsim të Orientuar “28 Nëntori” – Dibër.

Ish-ministri Ademi ishte i pakapshëm për të konfirmuar apo mohuar informacionet, mirëpo gazeta KOHA ka siguruar vendimet që janë firmosur prej tij në datën 1 prill 2016 dhe që vërtetojnë ligjshmërinë e përdorimit të mëtutjeshëm të emrave që deri tani nuk pranoheshin si zyrtarisht si të tillë.

Në krye të katër vendimeve, si pikë numër një e tyre qëndron përcaktimi i lëndës “JEPET PËLQIMI”. Konkretisht “JEPET PËRLIM për Vendimin statutar të ndryshimit të Statutit të SHF ‘Imri Elezi’ – Çair, Shkup nr 02-293/1 të datës 28.10.2014”, thuhet në njërin prej vendimeve, ndërsa në pjesën e arsyeshmërisë tregohet historiku i kërkesës për miratimin e ndryshimeve të Statutit, vendimit të Këshillit Komunal për pagëzimin e shkollës me emrin e caktuar si dhe data e Propozim-vendimit të Këshillit Drejtues të Shkollës. N

ë pjesën e shfrytëzimit të mjeteve juridike, thuhet se kundër këtij vendimi mund të ngrihet padi në Gjykatën Administrative, në fat prej 30 ditë nga sjella e tij. Me të njëjtën përmbajtje janë edhe tre vendimet, të SHF “Ismail Qemali”, “Penestia” dhe “28 Nëntori”.

Megjithatë, burime mirë të informuara të gazetës KOHA tregojnë se beteja politike me emrat e shkollave të Çairit dhe Dibrës nuk përfundoi këtu. Brenda strukturave drejtuese të MASH-it, është zhvillua për një javë resht një tjetër betejë, me intriga politike. Kësaj herë “me shfuqizim dhe fuqizim vendimesh”, sikurse nënvizon i njëjti burim. Sipas tij, “veprimi i Ademit, pra zyrtarizmi sidomos i emrave të Çairit ka dëshpëruar keq funksionarët e VMRO-së, të cilët nuk e prisnin se mund të ‘tradhtohen’ në këtë mënyrë nga Ademi”. Prandaj, që momentin paraqitjes së dorëheqjes së ministrave dhe zëvendësministrave të BDI-së në Qeveri, po më datën 1 prill 2016 nisën planet për shfuqizimin e këtyre vendimeve. Miratimi i dorëheqjeve nga Parlamenti, më 4 prill 2016, vuri në lëvizje zëvendësministrin e Arsimit, Spiro Ristovskin i cili është kuadër i VMRO-së. Duke shfrytëzuar vakumin prej 24 orë të MASH-it pa ministër, zëvendësministri Ristovskit solli vendim për shfuqizimin e katër vendimeve të ish-ministrit Ademit. Pra, të nesërmen, më 5 prill, para se ministri i ri Pishtar Lutfiu të ulet në kolltukun e ministrit, zëvendësi Ristovski kishte shfuqizuar vendimet. Mirëpo, ky veprim rigid i tij nuk zgjati shumë, pasi me të përfunduar proceduar për depozitimin e firmës së ministrit të ri, Luftiu shfuqizoi vendimet e zëvendësministrit Ristovski dhe riktheu në fuqi vendimet e ish-ministrit Ademit. Me këtë iu dha fund njërës prej betejave më të pakuptimta sa i përket ushtrimit të së drejtës së shqiptarëve për pagëzimin e shkollave me emra të personaliteteve dhe ngjarjeve që kanë të bëjnë me kulturën dhe historinë e tyre.

Kërkesat në të cilat MASH mbështetën vendimet për miratimin e statuteve të shkollave “Imri Elezi’ dhe “Ismail Qemali” të Komunës së Çairit janë dërguar në datën 28 shtator 2014, ndërsa Këshilli Komunal kishte sjellë vendim për pagëzimin e shkollave me këto emra më 27 janar të 2012-tës. Vendimi për miratimin e Statutit të QAMO “28 Nëntorit” në Dibër është sjellë në bazë të kërkesës së dërguar në MASH në datës 23 nëntor 2015 dhe vendimit që Këshilli Komunal i Dibrës kishte sjellë më datës 10 prill 2012.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *