Home / Kryesoret / Në Gostivar dërgohen edhe 4.072 kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Në Gostivar dërgohen edhe 4.072 kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Deri në skadimin e afatit të dytë për dërgimin e kërkesave për legalizimin e ndërtimeve pa leje, në sektorin për urbanizëm të komunës së Gostivarit janë dërguar 4.072 kërkesa të reja, informuan nga pushteti lokal, transmeton TetovaSot.

“Shërbimet tona punuan me kohë të vazhduar për të pasur mundësi që t`i përgjigjen nevojave të qytetarëve. Në pjesën më të madhe, qytetarët iu përgjigjën ftesës tonë dhe rezultati është i kënaqshëm”, theksoi Ditmire Shehu nga komuna e Gostivari.

Ajo theksoi se pronarët e objekteve pa leje të cilët kërkesat për legalizim i kanë çuar në afatin e dytë, janë të obliguar që dokumentacionin ta kompletojnë me elaborate gjeodete më së voni deri në dhjetorin e vitit 2017.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *