Home / Lajme / Kronika e zezë / Në një aksident trafiku në rrugën Tetovë-Bërvenicë, lëndohet një grua

Në një aksident trafiku në rrugën Tetovë-Bërvenicë, lëndohet një grua

Mbrëmë rreth orës 20 në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” dhe në rrugën rajonale Tetovë-Bërvenicë ka ndodhur aksident me pjesëmarrjen e dy automjeteve, “Opel Ascona” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar H.M nga Tetova dhe “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 45-vjeçarja Sh.Sh po ashtu nga Tetova, njofton SPB-Tetovë.

Në aksident SH.SH. ka marr lëndime të lehta dhe është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe pas ndihmës mjekësore është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e tjera, ku dëmi material është vlerësuar në 50 mijë denarë. Fillimisht shkaku i aksidentit ishte nga shpejtësia e papërshtatur ose tejkalim shpejtësie.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *