Home / Lajme / Kronika e zezë / Në Përshevcë të Tetovës shkelet me veturë një vajzë 6 vjeçare

Në Përshevcë të Tetovës shkelet me veturë një vajzë 6 vjeçare

Dje pasdite rreth orës 18 e 20 minuta në rrugën lokale Tearcë-Glogjë, në fshatin Përshevcë, ka ndodhur një aksident me makinë ku janë të përfshirë një mjet rrugor “Honda Civic” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 29-vjeçarja A.A nga Tetova dhe fëmija 6-vjeç (këmbësore) nga ky fshat, njofton SPB-Tetovë.

Këmbësorja e lënduar me një taksi, është marrë dhe së pari është dërguar te spitali privat në fshat, më është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë pas ndihmës mjekësore, me lëndimet e rënda në kokë vajza është transferuar urgjentisht në klinikat në Shkup, ku është mbajtur për trajtim të mëtejshëm.

Me autorizim të prokurorit publik, është kryer një inspektim i plotë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të përcaktuar shkakun dhe çdo gjë tjetër lidhur me rastin.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *