Home / Kryesoret / Nesër paralajmërohen protesta edhe në Tetovë

Nesër paralajmërohen protesta edhe në Tetovë

Pas vendimit të faljes kolektive nga Ivanovi protesta në vend nuk ndalet. Nesër njoftoi një protestë në Tetovë nën parullën #TetovaProteston.

“Nesër për herë të parë në qytetin tonë do të dilet për të protestuar kundër vendimit për falje nga presidenti Ivanov. Të pakënaqur me gjendjen e përgjithshme në të cilën vendi gjendet, kemi ngritur zërat kundër terrorit këtyre viteve dhe regjimit nga qeveria, thuhet në thirrjen.

Protesta është planifikuar për në ora 19 para Gjykatës Themelore në Tetovë.

Përveç protestës së vazhdueshme në Shkup në organizim të lëvizjes së #Protestuar, pas abolimit protestat organizohen edhe në Veles, Kumanovë, Manastir, Shtip, Strumicë, Prilep, Kavadar, Ohër, Gostivar dhe Koçan.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *