Home / Lajme / Kronika e zezë / Nga 19 fatkeqësi dje, u lënduan 21 persona

Nga 19 fatkeqësi dje, u lënduan 21 persona

Me ndihmën e automjetit special “merimanga” gjatë ditës së kaluar janë larguar gjithsej 43 automjete.
Gjithsej 19 fatkeqësi trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në gjashtë prej tyre me lëndime të lehta kanë kaluar 16 persona, ndërsa në nëntë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.
Kanë ndodhur edhe katër fatkeqësi me pasojë lëndime të rënda trupore, ku lëndime të rënda trupore kanë marrë dy vozitës të motoçikletës, një këmbësorë, një vozitës i automjetit të udhëtimit dhe një bashkudhëtar.
Siç informon për MIA-n inspektori Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e trafikut nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithnjë e numër më i madh i kundërvajtjeve.

Tetë vozitës nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë në lëvizje, pesë vozitës kanë kaluar në ngjyrën e kuqe të semaforit ndërsa në nëntë prej tyre gjatë kohës kur drejtonin automjetin nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë shfrytëzuar telefonin celular.
Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit për këmbësorë ose kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së kaluar janë larguar gjithsej 43 automjete.
Në pjesën e aktiviteteve preventive do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt të Sh.F. “Stiv Naumov”, në lagjen Autokomandë në rajonin e Komunës së Gazi Babës.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *