Home / Lajme / Botë / Nga tërmeti në Japoni 10 persona të vdekur

Nga tërmeti në Japoni 10 persona të vdekur

Zyrtarët e Japonisë thanë se së paku 10 vetë janë vrarë nga tërmeti i fuqishëm i djeshëm në pjesën jugore të këtij vendi.

Po ashtu, nga tërmeti janë plagosur qindra të tjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të njerëzve që eventualisht janë të bllokuar nën gërmadha.

Nga tërmeti me intensitet 6 shkallë janë rrëzuar disa ndërtesa, ndërsa autoriteti rregullator ka raportuar se nuk ka probleme me centralet atomike.

Qeveria e Japonisë ka njoftuar se 9 personat, që e kanë humbur jetën nga tërmeti, ishin nga ishulli jugor Kyushu. Raportohet se së paku 400 vetë po trajtohen në spitalet lokale. Janë evakuuar më se 44 mijë njerëz. Janë regjistruar edhe 100 dridhje të tjera pas tërmetit.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *