Home / Lajme / Maqedoni / Nikovski: “Nëse nuk ka maqedonas, Maqedonia nuk duhet të ekzistoje”

Nikovski: “Nëse nuk ka maqedonas, Maqedonia nuk duhet të ekzistoje”

Ish-ambasadori Risto Nikovski mendon se Maqedonia gjendet para finalizimit të një projekti të huaj për ndryshimin e emrit kushtetues.
“Ndaj të gjitha këtyre golgotave që i kaluam qysh nga Pavarësia, në vitin 2001 ishte kulmi, ndërsa ky është finalizimi i të gjitha skenarëve dhe planeve, para se gjithash, i super-fuqisë botërore, e cila po e drejton dhe menaxhon këtë proces, që Maqedonia të riemërohet.

Kështu, populli maqedonas do të fshihet, dhe pas kësaj do të shohim se çka do të ndodhë me këtë shtet.

Të mos harrojmë se, nëse nuk ka maqedonas (dhe ky është qëllimi me riemërimin e shtetit dhe popullit), ky shtet nuk është i nevojshëm. Ky skenar që po realizohet tashmë 25 vjet, po e përjeton finalen.

Dhe, ajo finale është që vendi të gjunjëzohet e t`i vendoset thika në fyt, për ta pranuar riemërimin”, – theksoi ish-ambasadori Risto Nikovski.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *