Home / Kryesoret / Nisi procesi gjyqësor kundër gjinekologut nga Tetova për vdekjen e një gruaje shtatzënë

Nisi procesi gjyqësor kundër gjinekologut nga Tetova për vdekjen e një gruaje shtatzënë

Diskutimi kryesor gjyqësor pas aktakuzës kundër gjinekologut Kazimir Koprivnjak, i cili është i akuzuar për vdekjen e gruas shtatzënë 33 vjeçare, Violeta Kirovska nisi mbrëmë në Gjykatën Themelore në Tetovë.

I akuzuari në fillimin e procesit gjyqësor që u ngrit kundër tij nga Prokuroria Themelore në Tetovë u shpreh se nuk ndjehet fajtor.

Në seancën e djeshme nga diskutimi kryesor u dëgjuan dëshmitarët, i punësuari, mjek dhe motra mjekësore nga Departamenti i Gjinekologjisë që kanë marr pjesë në dy operimet të cilat janë kryer ndaj Violetës, e cila ka vdekur disa ditë më vonë në Klinikat e Shkupit.

Dëshmitarët u përgjigjën në pyetjet e prokurorisë për detaje të lindjes cezariane të shtatzënës dhe histeroktomi te gruaja.

Avokati i të akuzuarit nuk dha deklaratë për media, përderisa përfaqësuesi i familjes së gruas së vdekur vlerëson se dëshmitë e prokurorisë janë në drejtimin e tregimit të fajit te gjinekologu.

Një numër i caktuar i dëshmitarëve u dëgjuan dhe u shqyrtuan rrethanat në lidhje me këtë ngjarje penale.

“Ne vlerësojmë se prokuroria publike disponon me dëshmi të mjaftueshme dhe të fuqishme me të cilat në fund do ta tregoje fajin e të akuzuarit. Fatkeqësisht bëhet fjalë për humbjen e një jete të re. Vlerësojmë se edhe e drejta dhe drejtësia do të plotësohen nga fundi i kësaj procedure”, deklaroi avokati Milan Ivanovski.

Gjykimi për këtë rast vazhdon me 14 prill.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *