Home / Lajme / Maqedoni / Një delegacion i zjarrfikësve profesionistë nga Zvicra vizituan Komunën e Gostivarit

Një delegacion i zjarrfikësve profesionistë nga Zvicra vizituan Komunën e Gostivarit

Një delegacion nga Zvicra i përbërë nga zjarrfikës profesionistë, po qëndrojnë në një vizitë treditore në qytetin e Gostivarit.

Arsyeja e ardhjes së tyre është donacioni dedikuar Njësitit të Zjarrfikësve të Gostivarit në vlerë prej 80 mijë franga.

Gjatë vizitës në Gostivar, delegacioni u prit nga kryetari i Komunës, z. Nevzat Bejta, i cili shfrytëzoi nga rasti të shpreh falënderim ndaj tyre, popullit dhe qeverisë zvicerane për donacionin por edhe për shumë projekte të rëndësishme që u realizuan dhe po realizohen në qytetin e Gostivarit, fal mbështetjes së qeverisë dhe popullit zviceran.

“Pata kënaqësinë të takoi delegacionin e përbërë nga zjarrfikës profesionist nga Zvicra, i udhëhequr nga bashkëvendasi ynë Xhemail Useini. Ne jemi shumë falënderues dhe janë falënderues gjithë qytetarët e Gostivarit për donacionin e dhuruar në pajisje teknike për zjarrfikësit e Gostivarit. Zjarrfikësit nga Zvicra edhe më herët kanë dhënë kontributin e tyre në trajnimin e kuadrove të Njësitit të Zjarrfikësve të Gostivarit. Po ashtu, u panë mundësitë që një ekip i zjarrfikësve të Gostivarit të shkon në trajnim disaditorë në Zvicër. Zjarrfikësit e Gostivarit janë të aftësuar dhe profesionist, kanë pajisjet e nevojshme. Edhe pse nuk dëshirojmë të ndodhe ndonjë fatkeqësi, zjarrfikësit në çdo kohë janë të gatshëm të intervenojnë për të shpëtuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha mes të tjerash kryetari, Nevzat Bejta.

Delegacioni në përbërje Thomas Roth, Gilbert Fauchs dhe Severin Krebser u shprehën të kënaqur nga mikpritja në qytetin e Gostivarit, duke deklaruar se qëllimi i donacionit ishte përmirësimi i kushteve për punë për zjarrfikësit e Gostivarit, dhe se zjarrfikësit në gjithë rruzullin tokësor janë të njëjtë dhe duhet të jenë të barabartë se sepse qëllimi dhe misioni i tyre është shumë fisnik.

Gjatë vizitës në Gostivar, delegacioni i zjarrfikësve profesionistë nga Zvicra do të realizojnë ushtrime të përbashkëta me kolegët e tyre nga Gostivari, me qëllim të këmbimit të eksperiencave profesionale.

Ndryshe, donacioni i dhuruar nga zjarrfikësit e Zvicrës për kolegët nga Gostivari përmban uniforma të ndryshme për mbrojtje nga zjarri, helmeta profesionale, pajisje ndihmëse, zorrë për hedhjen e ujit me profile të ndryshme, boca dhe maska oksigjeni si dhe pajisje tjera të nevojshme për punë efikase dhe të sigurt të njësitit në përditshmërinë e zjarrfikësve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *