Home / Lajme / Kronika e zezë / Një hajn në Shkup vjedh para, stoli prej ari dhe një pistoletë

Një hajn në Shkup vjedh para, stoli prej ari dhe një pistoletë

Një hajn i panjohur mbrëmë rreth orës 20 ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën ‘Todor Cangov’ në Shkup, duke vjedhur para, stoli prej ari dhe pistoletë, transmeton TetovaSot.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, me përdorimin e një mjeti të fortë është hapur dera hyrëse nga shtëpia në pronësi të I.M.(36) ku me këtë rast janë vjedhur 4.000 euro, disa stoli prej ari, një pistoletë, dhe pastaj e ka lëshuar vendin e ngjarjes duke shkaktuar dëm prej 300.000 denar.

Po ndërmerren masa për gjetjen e hajnit dhe zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *