Home / Lajme / Botë / Një shkupjan e mashtron një zvicerane, ia merr 45 mijë franga

Një shkupjan e mashtron një zvicerane, ia merr 45 mijë franga

Një mjeshtër i vetshpallur nga Maqedonia, i kishte marrë një zviceranes mbi 45.000 franga zvicerane. Shtetasi maqedonas, bile kishte krijuar edhe marrëdhënie intime me viktimën e tij, në mënyrë që të përfitonte sa më shumë të holla.

Para Gjykatës së qarkut të Bazelit, i akuzuari është paraqitur të hënën si i gjorë dhe i varfër. Vajza ia kishte paguar biletën e avionit nga Shkupi, për të mundur të marrë pjesë në seancën gjyqësore, ku është përgjigjur për të veprën penale „mashtrim“.

Midis shtatorit 2012 dhe majit 2013, ai ia ka marrë një zviceranes nga Riehen, mbi 45.000 franga. Ai i kishte ofruar shërbimet e tij për ta riparuar shtëpinë si mjeshtër me përvojë, pasi ajo e kishte shpallur për ta dhuruar një dollap falas, përmes një shpallje në gazetë. Shërbimet e tij, ai i preferonte që të paguheshin paraprakisht, ndërsa kualiteti i punës ka qenë shumë i dobët. Që të mos i shterrej burimi i të hollave, ai krijoi më vonë edhe marrëdhënie intime me viktimën.

Dyert me kualitet të dobët i porosiste nga Maqedonia, në vlerë prej disa mijëra eurove. „Ajo personalisht i ka zgjedhur modelet përmes katalogut“, ka pohuar i akuzuari. Banjoja gjithashtu ishte shndërruar në një katastrofë të vërtetë, ndërsa pllakat i kishte vendosur me ndihmësit e tij në mënyrë të pjesërishme dhe me shumë gabime. Dushin e kishte blerë 150 euro, një model i lirë, ndërsa edhe për tualetin nuk ishte shpenzuar shumë. E dëmtuara, për të gjitha këto pajisje dhe punën e mjeshtrit, kishte paguar pothuajse 20.000 franga. Përsosja e mëtutjeshme e punimeve, përmes një firme të specialzuar, zviceranes i kishte kushtuar edhe dhjetë mijë franga shtesë.

Viktimën e tij, ai e shfrytëzoi pa fije turpi. „Unë i ndihmova, pasi kam një zemër të mirë dhe jam e pasur“, ka deklaruar zviceranja gjatë të hënës para gjykatësit, shkruan „20 Minuten“. Por, përse ajo i kishte dhënë gjithnjë të holla?! „Pasi ai dukej i bindshëm. Ai gjithnjë rrëfente histori me shumë emocione dhe gjeste teatrale, se i nevojiteshin të holla“, ka pohuar zviceranja. Ai i kishte thënë se ka nevojë për të holla pasi kishte një kredi në Maqedoni, do ta riparonte veturën apo do të përfundonte një seancë gjyqësore ndaj tij në Maqedoni.

Në përgjithësi, dëmi i shkaktuar nga shtetasi maqedonas kap vlerën prej mbi 53.000 franga. Por, avokati i të dëmtuarës ka qenë i mendimit se kjo është vetëm një pjesë e vogël e dëmit të përgjithshëm.

Gjykatësi hetues, e dënoi maqedonasin me shtatë muaj burg për mashtrim të shumëfishtë. Ky dënim është pa kusht, pasi shtetasi maqedonas tashmë ka qenë një herë i dënuar. Për herë të fundit, ai kishte vuajtur në Maqedoni burg prej një viti e gjysmë për mashtrim.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *