Home / Lajme / Maqedoni / Obduksioni mbi trupin e Krpac përfundoi, ende nuk dihet nëse është mbytur ose vet mbytur

Obduksioni mbi trupin e Krpac përfundoi, ende nuk dihet nëse është mbytur ose vet mbytur

Po vazhdon hetimi për Kosta Krpac. Edhe pse pjesa kryesore e obduksionit përfundoi dje dhe rezultatet nga mjekësia ligjore janë dërguar në prokurorinë publike, ende nuk ka vërtetim zyrtar prej atje, nëse bëhet fjalë për vrasje ose vetëvrasje.

Sipas informacioneve nga instituti për mjekësi ligjore, në laboratori ende po bëhen disa kontrolle esenciale rutinore, të cilat duhet që të kompletohen si një lëndë. Burime nga mjekësia ligjore thuan se arsyeja dhe rrethanat në mënyrë të përgjithshme janë vërtetuar, por kualifikimi i ngjarjes përcaktohet nga prokuroria.

Përndryshe, mbrëmë vonë, gjykata penale dërgoi dy njoftime, ku te njëri prej të cilave Kosta Krpac përmendet si person i dyshuar nga Prokuroria Speciale e cila ka kërkuar kontroll në shtëpinë e tij, ndërsa për një kohë të shkurtër doli edhe njoftimi i dytë ku përmendet vetëm personi me iniciale K.K.

Përndryshe, përskaj të gjitha akuzave të një pjese prej medieve se Krpac vet ka gjykuar për shkak të presionit nga Prokuroria Speciale, prej atje dërguan një njoftim ku thuhet se Krpac ka qenë dëshmitar dhe jo i dyshuar dhe se me vet dëshirë është paraqitur për bashkëpunim.

Sipas disa medieve, Krpac ka qenë dëshmitar në rastin “Fortesa”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *