Home / Lajme / Maqedoni / Opinioni përqesh ministrat e ri, Ja komentet më atraktive…

Opinioni përqesh ministrat e ri, Ja komentet më atraktive…

Publikimi i kandidaturave për postet ministrore nga BDI-ja, ka ngjallur një reagim të hatshëm në rrjetet sociale, ku opinionistë, gazetarë dhe intelektualë të sferave të ndryshme, janë shprehur të shokuar nga vendimi i liderit të BDI-së. Ky veprim është konisderuar si tallje dhe joseriozitet i Ahmetit, nëncmim të situatës dhe taktikë e ulët e tij.

Më poshtë Drini.mk ju përcjell disa nga reagimet:

“Djem te ri te ndegjueshem dhe per nje perdorim, ky eshte komenti im per freskimin e BDI-se!!!
Keto truke te Ahmetit nuk kalojne tek shqiptaret dhe opinioni i gjere ne Maqedoni” shkruan gazetari Muhamed Zekiri.

“Qeshu rini qeshu, Qeveria është e jotja”, “BDI – Bambini Demokratik per Integrim” shkruan moderatorja dhe gazetarja e emisionit “Click Plus” Anita Latifi.

“Nese Alija me ekipin e deritanishem te ministrave, ka humbur si “Gërçka”, nga Gruevski 5:0, me ekipin te cilin e paska propozuar, do te humbe si Jugosllavija nga Zairi 9:0 (Boterori i ’74).” ka komentuar Fejzi Hajdari i gazetes Lajm.

“Edhe pse Hasim Memishi Sopi frikësohet se mund të dalim edhe nga smoki, megjithatë më mirë analist sesa ministër!” ironizon analisti Xhelal Neziri

“Pas talljes qe iu be ketij posti sonte, nder eshte te jesh analist.
Njëri thanë ka festu me fëmijtë e mëhallës.
Pastaj pyeteshin a do jenë në qeveri ne qendrim tereditor apo jo” komenton Prof.Dr Sefer Tairi

“Disa gjëra patjetër të shpjegohen me fjalor të ri: të rinjth, ministërtha në kohë të vështirë digjen si shkopinjth të hollë…Cicërima ministrore” shkruan analisti Bardhyl Zaimi, transmeton Drini.mk

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *