Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Dhuna të ndalet, partitë politike të përgatiten për zgjedhje

Orav: Dhuna të ndalet, partitë politike të përgatiten për zgjedhje

Dhuna të ndalet, ndërsa partitë politike të nisin me përgatitjet për zgjedhje, këtë sot e porositi euro ambasadori Aivo Orav, menjëherë pasi që Trajko Velanoski i shpalli zgjedhjet për me 5 qershor, transmeton TetovaSot.

Ai mori pjesë në një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për forcimin e sundimit të drejtës dhe theksoi se liderët politik duhet që të ndërmarrin përgjegjësi të tërësishme dhe përfundimisht të nis që të zgjidhet kjo krizë e thellë politike.

“Vazhdimisht ka ide se çka të bëhet me sistemin gjyqësor në vend, por kjo gjë mund të jetë e suksesshme vetëm në një proces normal politik ku do të kthehet sundimi i të drejtës, nëse politikanët ndalojnë që ta harxhojnë energjinë e tyre në debate politike dhe në një atmosferë të pa dënueshme.

Dua që t`i ftoj që të ndalojnë provokimet e qëllimta për qëllime politike, pasi që këto gjëra janë të papranueshme.

Nëse nis që të shpërndahet dhuna, atëherë me të vërtet vështirë se mund të ndalohet dhe i rrënon të gjitha përpjekjet për integrimin evropian të vendit. Për këtë qëllim i thërrasim të gjitha palët që të kthehen në tavolinë dhe të diskutojnë e të përgatiten për zgjedhje kredibile”, theksoi Orav.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *