Home / Lajme / Maqedoni / OSBE: Zgjedhje me 5 qershor do të ketë

OSBE: Zgjedhje me 5 qershor do të ketë

Zgjedhje të parakohshme parlamentare me 5 qershor definitivisht do të ketë, vërtetoi misioni i OSBE-së dhe ODIHR.

Ata thanë se përgatitjet për vëzhgimin e tyre tashmë kanë nisur dhe se do të ndiqet i tërë procesi i zgjedhjeve, para mbajtjes së tyre, ditën e zgjedhjeve, si dhe gjendja pas zgjedhjeve.

Për zgjedhjet në Maqedoni do të arrijnë 24 vëzhgues afatgjatë, si dhe 300 vëzhgues që do të arrijnë pak ditë para zgjedhjeve.

“Rroli i jonë është që t`i vëzhgojmë zgjedhjet dhe të mos përzihemi dhe ndikojmë në rezultatin e tyre. Do të japim vlerësim teknik për procesin, ashtu si bëjmë në të gjitha vendet”, deklaroi ambasadori i OSBE-së, Jan Petersen.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *