Home / Lajme / Maqedoni / Ostreni: Ja si më mashtroi Abazi në vitin 2002 për Musa Xhaferin

Ostreni: Ja si më mashtroi Abazi në vitin 2002 për Musa Xhaferin

Shumë shqiptarë, madje edhe ish bashkëpartiakë të tij, mendojnë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ndryshuar për të keq prej kur hyni në qeveri me VMRO-DPMNE-në. Mirëpo në bazë të rrëfimit të njërës prej figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Gëzim Ostreni, Ali Ahmeti nuk ka qenë “lule për t’i marë erë” as në fillim të karrirës së tij politike Në intervistën e dhënë më herët për “Lajm”, Ostreni ka treguar një ngjarje se si e ka mashtruar Ali Ahmeti (Abazi) në vitin 2002. Ngjarja ka ndodhur disa ditë pasi Ostreni ka lëshuar partinë, për shkak të përplasjes me “figurën historike” të BDI-së, Musa Xhaferi.
Ahmeti ka arritur ta bindë Ostrenin të kthehet në parti, por duke përdorë një mashtrim. Ai i ka premtuar Ostrenit se do ta largojë Musa Xhaferin dhe Agron Buxhakun, por në vend se t’i largojë, i ka avancuar më tepër.
Ostreni thotë se përplasja e parë e tij me Abazin dhe “Musën” ka ndodhur pas fillimit të negociatave për koalicionim me LSDM-në në vitin 2002, mes tjerash edhe për shkak se materialet negociuese kanë qenë maqedonisht.

“Sidoqoftë i fituam zgjedhjet dhe pas fitores filluan negociata për ndarjen e pozitave në pushtet. U dëshpërova kur vërejta se materiali që erdhi në shtab nga komisioni që i bënte negociatat me social-demokratët për ndarjen e pozicioneve, e që udhëhiqej përsëri nga Musa Xhaferi, ai e solli materialin për ndarjen e pozitave të papërkthyer. E pyeta a e bëtë ju këtë material, apo dikush tjetër, ai mu përgjigj ‘po’. E pyeta po pse maqedonisht materiali? Shikoje çka shkruan? Kjo më dëshpëroi, u ngrita dhe desha të largohem. Bisedova me Aliun, i cili më tha se nuk bën të largohem dhe të mos ngutem. Prej atëherë i pata thënë se në qoftë se nuk e hjek Musa Xhaferin dhe Agron Buxhakun, unë nuk do të vij. Kjo ishte përplasja e parë, që në njëfarë mënyre nuk ishte përplasje me Musën, por bisedë me Abazin. Pas kësaj u ktheva në Dibër, mirëpo atje erdh dikush prej ndërkombëtarëve, i cili më tha se duhet të kthehem. I kishte arsyet e veta, që nuk dua tani t’i përmendi. U ktheva dhe erdh Abazi e më tha: Gjeneral tash duhet ta pranosh detyrën e sekretarit të përgjithshëm, sepse Musa shkon e poashtu edhe Agroni shkon. Unë pranova, sepse as që mund të paramendoja se Musa do të shkon zëvendëskryeministër, kurse Agroni poashtu shkonte në një farë funksioni. Unë e pranova detyrën dhe vazhdova të punoj. Kështu ndodhi në atë kohë. Nuk ishte e dhimbshme, por jam i sigurt se kam qenë në të drejtë, sepse po të kisha vepruar ashtu, sot me siguri do të bëhej më mirë”, ka deklaruar Ostreni në intevristën e dhënë më herët në “Lajm”, të cilën tani e sjellim për shkak të “kontekstit” historik të figurës së Musa Xhaferit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *