Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërohen protesta masive, Shkupi blindohet nga policia

Paralajmërohen protesta masive, Shkupi blindohet nga policia

Sonte është paralajmëruar protesta e radhës e shoqërisë civile në mbrojtje të Prokurorisë Speciale dhe kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve.

Një grup qytetarësh rreth ores 11.00 kanë vendosur një tendë para Kuvendit, ndërsa që tani ka qytetarë të tubuar. Sipas tyre sonte pritet një protestë më masive, por nuk dihen detaje të tjera. Nga protestat e zhvilluara mbrëmë pati disa të lënduar dhe të arrestuar, për shkak të demolimit të zyrës së Presidentit dhe Ministrisë së Drejtësisë. Policia ka shtuar masat e sigurisë në të gjitha rrugët e vendit, por edhe pjesën qendrore të kryeqytetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *