Home / Lajme / Rajon / Parandalohet vrasja, konflikt mes 3 personave në një lokal

Parandalohet vrasja, konflikt mes 3 personave në një lokal

Një vrasje është parandaluar nga policia e Tiranës, duke arrestuar tre persona të cilët ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal në rrugën ‘Islam Alla’.

Të shoqëruarit janë E.L 34 vjeç, G.L 26 vjeç dhe S.M 23 vjeç, të cilët për motive ende të panjohura janë konfliktuar mes tyre. Ka qenë ndërhyrja e efektivëve të Komisariatit Nr.3 që ka parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes, pasi 23-vjeçarit me iniciale S.M iu gjet një armë pistoletë model Bereta.

Sherri ka qenë mes dy vëllezërve E.L e G.L dhe 23-vjeçarit, të cilit iu gjet arma.

Tre të shoqëruarit në polici po merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *