Home / Kryesoret / PARP bisedime multilaterale midis vendeve anëtare të NATO-s dhe Maqedonisë

PARP bisedime multilaterale midis vendeve anëtare të NATO-s dhe Maqedonisë

Arritjet në zbatimin e reformave në mbrojtje dhe shkalla e arritur e interoperativitetit të Armatës së Republikës së Maqedonisë me vendet anëtare të NATO-s ishin temat e bisedimeve të takimit të sotëm në selinë e NATO-s në Bruksel, në kuadër të konsultimeve të rregullta multilaterale PARP midis vendeve anëtare të NATO-s dhe Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, sekretarja shtetërore, Elizabeta Çupovska Ristova në fjalimin para Komitetit të NATO-s e ka theksuar rëndësinë e procesit PARP për Maqedoninë më pas duke shtuar se përmes së njëjtit ka arritur progres të rëndësishëm në zbatimin e reformave në mbrojtje dhe përforcimin e kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse.

Ajo ka njoftuar për statusin e reformave dhe planeve të Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin e mëtejmë të aftësive, me theks të veçantë në Planet për pajisje dhe modernizim. Sipas saj Ministria do t’i kushtojë kujdes azhurnimit të kornizës strategjike në koordinim me institucionet kompetente në vend të cilat kanë pjesëmarrje në siguri dhe në mbrojtje. U përqendrua edhe në përkushtimin e Maqedonisë për kontributin e vazhdueshëm në operacionet ndërkombëtare dhe për bashkëpunimin rajonal intensiv në sferën e mbrojtjes.

Në takim është diskutuar edhe për krizën e emigrantëve për të cilën u theksua se është sfidë serioze e sigurisë, me të cilën Republika e Maqedonisë ballafaqohet me sukses duke mbajtur llogari edhe për aspektin humanitar të së njëjtës. Çupovska Ristova ka potencuar se si rezultat i gjendjes së re të sigurisë, Ministria do t’i kushtojë kujdes të veçantë përmirësimit të kapaciteteve për mbështetjen e institucioneve shtetërore.

“Nga përfaqësuesit e Komitetit janë shprehur vlerësime pozitive për procesin e deritanishëm të reformave të mbrojtjes, për kontributin në operacione për bashkëpunimin rajonal. U theksua se edhe Republika e Maqedonisë shihet si importues i sigurisë. Njëherësh është ndarë edhe vlerësimi se edhe nëse ekzistojnë sfida, megjithatë Republika e Maqedonisë është partneri më serioz i Aleancës dhe se edhe më tej mbetet një kusht për ftesë për anëtarësim në NATO, gjegjësisht çështja e emrit”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Në takim janë miratuar edhe Qëllimet e reja partnere 2016 për Republikën e Maqedonisë./MIA/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *