Home / Kryesoret / Pasi u shpallën zgjdhjet, reforma në listat e BDI-së. Deputet jo nëse ke qenë dy mandate

Pasi u shpallën zgjdhjet, reforma në listat e BDI-së. Deputet jo nëse ke qenë dy mandate

Pasi u shpallën zgjedhjet me 5 qershor Bashkimi Demokratik për Integrim do të nis një reformë të thellë në përpilimin e listave për deputet.

Siç mëson portali TetovaSot nga burime të brendshme partiake Ahmeti nuk do të lejojë më që deputetët në mandatin e tretë. “Asnjë kandidat nuk do të jetë në listë i cili ka qenë më shumë se dy mandate deputet, ka shanca që edhe ata që kanë qenë një here dhe nuk kanë qenë të zëshëm dhe nuk ka folur asnjëherë në foltore nuk do të kenë shansin të ulen sërish në këto kolltuke” thonë për TetovaSot burime të brendshme partiake.

Deputet që nuk do të mund të jenë me në listë për shkak të mandateve të tyre dhe për shkak se janë bërë monton janë Xhevat Ademi, Rafiz Haliti dhe Ejup Rustemi këta siç thonë nga burimet partiake 100% nuk do të kalojnë filtrat e degëve e më pas të kryesisë për shkak se BDI-ja deri më tani ka treguar se është parti e cila i respekton rregullat e statutit të saj.

Lista e despotëve do të jetë një freski e shkëlqyer që do të reflektojë edhe në hapjen e partisë ku shumë figura të njohura intelektualësh do të kenë shansin që të jenë pjesë e proceseve reformuese në BDI.

Me këtë siç thonë nga këto burime BDI-ja do ta rikthej imazhin e fuqishëm në elektorat dhe do të arrijë që sërish të fitojë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 5 qershor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *