Home / Kryesoret / PDSH-ja me platformë më të mirë se BDI-ja

PDSH-ja me platformë më të mirë se BDI-ja

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në vazhdën e takimeve me qytetarët në kuadër të projektit “Dëgjesa Publike” gjatë kontakteve të drejtëpërdrejta po premton se do të bëjë amnisti fiskale për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët në mënyra të ndryshme i kanë borxh shtetit.

Analisti ekonomik, Iljasa Salihu për Zhurnal shprehet se amnistia fiskale nuk është fenomen i panjohur nëpër botë, ajo është aplikuar edhe në disa shtete të zhvilluara. Salihu thotë se një aktivitet i tillë është i mirëseardhur për shtetet në zhvillim siç është edhe Maqedonia.

“Amnistia fiskale nuk është diçka e panjohur. Madje një gjë e tillë në raste të caktuara është kryer në SHBA, Francë dhe Britani të Madhe. Amnistia fiskale mund të bëhet nga një shtet në raste të jashtëzakonshme me qëllim të rritjes së të hyrave, që më herët këto para qëndronin jashtë sistemit fiskal. Kriminaliteti fiskal bëhet me qëllim të shmangies nga tatimi shtetëror. Mirëpo, nëse kjo ikje nga tatimi bëhet për një kohë të gjatë, atëherë si shteti ashtu edhe grumbulluesi i pasurisë së patatimuar, do të hasin në vështirësi të shumta, vështirësi që mund të shoqërohen me krime tjera të rënda dhe krijim paralel i një ekonomie të fuqishme joformale. Kështu që, amnistia fiskale në raste të caktuara, sidomos në vendet në zhvillim është e mirëseardhur, ngaqë qarkullimi i parave vihet në system”, ka deklaruar Salihu duke shtuar se amnistia fiskale është e mirëseardhur në raport me qytetarët ndërsa është pa tolerueshme dhe e dëmshme për ata individ të cilët kanë bërë keqpëdorimin e politikës me qëllim që të pasurohen.

“Ndërsa në rastin konkret, është e vërtetë se Maqedonia ka nevojë për amnisti të shumta, mirëpo jo amnisti për ata që shfrytëzuan politikën për pasurim marramendës, por amnisti fiskale për ata që si rrjedhojë e procedurave burokratike ranë pre e evazionit fiskal. Premtimet e tilla duke mos pasur asgjë në dorë dhe koha në të cilën bëhen këto premtime, nuk më duken diçka të besueshme”, deklaroi Salihu.

Ndryshe, Partia Demokratike Shqiptare, amnistinë fiskale për qytetarët shqiptarë e arsyeton me faktin se nuk qëndrojnë pohimet se qytetarët shqiptarë i kanë borxh shtetit, por është e kundërta. Shteti u ka shumë borxh qytetarëve shqiptarë, prandaj nëse PDSH-ja i fiton zgjedhjet dhe bëhet pjesë e qeverisë, të gjithëve qytetarëve shqiptarë do të ia falë borxhet që i kanë ndaj shtetit./ExPress.mk

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *