Home / Kryesoret / PDSH-ja në Kumanovë dhe Likovë, takime me strukturat dhe qytetarët

PDSH-ja në Kumanovë dhe Likovë, takime me strukturat dhe qytetarët

Partia Demokratike Shqiptare zbarkoj në rajonin e Kumanovës dhe Likovës duke vazhduar me programin e saj “Dëgjesa publike” me ç’rast u realizuan takime të shumta me qytetarët, ku ishte prezent edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në këto takimet u dëgjuan qëndrimet dhe brengat e banorëve të kësaj ane, ndërsa Kryetari Thaçi në bashkëbisedim të sipër u shpreh se qeveria VMRO-BDI e zhytën popullin shqiptar në borxhe, në papunësi dhe në varfëri. Këta qeveritarë të korruptuar me iskenime të ndryshme, me terror, me ndërprerjen e energjisë elektrike, me gjoba dhe tatime të majme, i prunën shqiptarët buzë një apokalipsi ekonomik – tha Thaçi.

Kryetari Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare është gati t’i prijë një ndryshimi të madh në kulturën e qeverisjes, në qasjen ndaj ekonomisë dhe financave, një ndryshimi rrënjësor i cili në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *