Home / Kryesoret / PDSH-ja realizoi takime me qytetarët dhe mbështetësit e saj në rajonin e Tetovës

PDSH-ja realizoi takime me qytetarët dhe mbështetësit e saj në rajonin e Tetovës

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në Tetovë ka mbajtur takime me qytetarët, duke nisur kështu programin e saj “Dëgjesa publike”, me ç’rast deputetë dhe funksionarë partiak takohen me mbështetësit e PDSH-së, por edhe me qytetarë tjerë.

Takimet janë realizuar në malësinë e Tetovës dhe në vendbanimet e qytetit. Takimi qendror me qytetarët dhe strukturat partiake është mbajtur në shkollën fillore “Liria” në Tetovë, ku ishte prezent edhe Kryetarin i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Thaçi ka folur për organizim politik dhe përforcim të opozitës, si të vetmen mënyrë të rezistencës së qëndrueshme, duke theksuar se opozita e vërtetë është pikërisht PDSH-ja.

Më tej, Thaçi ka deklaruar se situata e shqiptarëve të Maqedonisë do të ndryshojë në momentin kur platforma politike e partisë që ai drejton të merr besimin e votuesve shqiptarë, pra pushtetin, pasi që sipas Thaçit, pushteti për të nënkupton pushtet për popullin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *