Home / Kryesoret / Pdsh-ja taktizon me pjesmarjen në zgjedhje

Pdsh-ja taktizon me pjesmarjen në zgjedhje

Për Menduh Thacin, plotësimi i kushteve është më me rëndësi sesa data e zgjedhjeve, përsëriten edhe dje nga partia, por nuk precizuan nëse kjo nënkupton se PDSH-ja është në hap për të vendosur bojkotin e zgjedhjeve me 5 qershor, nëse është vlerësuar se nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Këtyre ditëve pritet që të bëhet më e qartë nëse Thaci po taktizon me vendimin nëse do të dal ose do t`i bojkotoje zgjedhjet, pasi që vendimi i PDSH-së mund që të bëjë kthesa se në cilin drejtim do të shkoje procesi, sidomos pas vendimit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ku porositën se zgjedhje me 5 qershor do të ketë.

Në anën tjetër, analistët politik vlerësuan se LSDM-ja po tenton që ta faktorizoje PDSH-në dhe në këtë mënyrë ta bojkotoje BDI-në. Sipas tyre, vendimi i LSDM-së për t`i bojkotuar zgjedhjet e 5 qershorit e faktorizon PDSH-në.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *