Home / Kryesoret / PDSH kërkon nga Ivanovi anulimin e “faljes”!

PDSH kërkon nga Ivanovi anulimin e “faljes”!

Partia Demokratike Shqiptare, në cilësinë e nënshkrueses se Marrëveshjes së 2 Qershorit dhe Protokolit të 15 Korrikut, kërkon nga Ju t’a tërhiqni vendimin për Abolim të datës 13 Prill 2016.
Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se anulimi i vendimit në fjalë do të kontribojë në tejkalimin e situatës së krijuar si dhe do të mundësonte që nëpërmjet një procesi transparent dhe të paanshëm dhe në rrugë institucionale të trajtohen të gjitha rastet.

Partia Demokratike Shqiptare vazhdon të jetë e përkushtuar për realizim të plotë të Marrëveshjes së aritur në mes katër partive politike ne vend me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *