Home / Kryesoret / Për një borxh prej 70 denarëve, një qytetarë ka paguar kamatë 4.300 denar

Për një borxh prej 70 denarëve, një qytetarë ka paguar kamatë 4.300 denar

Për një borxh prej 70 denarëve të një llogarie të paguar, por me vonesë, një shkupjane ka marr vendim për të paguar 4.300 denar, për shkak të harxhimeve për avokatin për përfaqësim para noterit.

Ka pasur afat tre ditë për të paguar, në të kundërtën lënda do të shkonte tek përmbaruesi, transmeton TetovaSot.

Te përmbaruesi, shuma tre herë do të rritet për shkak të harxhimeve për avokat, noter, përmbarues… Ky është vetëm një prej shembujve ku publikisht është ankuar njëra prej qytetarëve, pasi që urata të këtilla këtyre ditëve i kanë shkuar shumë qytetarëve.

Në rrjetet sociale po vlon nga publikimi i revoltave të qytetarëve për shkak të shumave të larta që duhet t`i paguajnë për të shlyer borxhet.

Të dhënat e fundit nga Banka Popullore treguan se në pajtueshmëri me muajin shkurt të këtij viti, janë bllokuar mbi 122.000 xhiro llogari të qytetarëve.

Qytetarët bllokohen shpesh herë për shkak të mos pagesës me kohë të llogarive komunale, taksës radio difuzive dhe kësteve për kredi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *