Home / Kryesoret / Përçarje në BDI-Tetovë: Pse Festim Halili dhe jo Liridona Vejseli zv/kryeministër?!

Përçarje në BDI-Tetovë: Pse Festim Halili dhe jo Liridona Vejseli zv/kryeministër?!

Shpërthen inati dhe filluan përçarjet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Burime brendapartiake anonime nga BDI për Almakos kanë njoftuar se klane brenda në degën e Tetovës kanë shprehur pakënaqësitë dhe revoltin lidhur me përzgjedhjen e ministrave të rinj të Tetovës, e posaçërisht për pozitën e zëvendëskryeministrit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pse u emërua Festim Halili dhe jo Liridona Vejseli.

Thuhet se edhe krahu luftarak ndjehen të dëshpërruar për vajzën intelektuale me prejardhje nga Shipkovica heroike. Pra edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme që do të avancohet pozicioni i saj në parti njëherë si deputete, e pastaj si ministre, asaj asgjë nuk i’u nda nga kolaçi i BDI-së.
Ndryshe Liridona Vejseli për momentin është e angazhuar me punë si profesoreshë e gazetarisë në USHT. Stafi akademik i USHT-së Liridona Vejselin e llogarisin si njëra ndër kuadrot më të mira që ka pasur katedra e gazetarisë ndonjëherë.

Poashtu për simpatiken e BDI-së thuhet që gëzon përkrahje edhe nga faktori ndërkombëtar, dhe vlerësohet se ka kapacitete të larta për lidership.

Kështu pra nuk dihet nëse kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kursyer Liridona Vejselin për ta emëruar në pozicione më të larta pas zgjedhjeve të parakohëshme, që me shumë gjasë pritet të mbahen më 5 qershor të këtij viti.

Mirëpo një gjë tashmë dihet se BDI-Tetovë nuk pajtohen me lërjen anash dhe nënçmimin e figurës së ndritshme të ardhmërisë së BDI-së, Liridona Vejselit./Almakos

sssssssssssssssssss

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *