Home / Kryesoret / Përfaqësuesit e PDSH-së në takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshllit të Europës Nga Admin – April 27, 2016

Përfaqësuesit e PDSH-së në takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshllit të Europës Nga Admin – April 27, 2016

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, Nënkryetari Orhan Ibrahimi, Sekretari gjeneral Azem Sadiku si dhe koordinatori i grupit parlamentar Imer Aliu, sot në Shkup realizuan takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i kryesuar nga Stefan Schennach, si edhe nga anëtarë Frank Jensen nga Norvegjia (Partia Popullore), Erik Kros (Estoni- Liberal), Tom Packalen (Finlandë – Konservativ), Andrej Hunko (Gjermani – e majta e bashkuar), Lis Kristofersen (Norvegji – Grupi socialist), Valeriu Giletçi (Moldavi – Partia Popullore), dhe Bogdan Torcatoriu nga Rumunia – sekretar i delegacionit.

Në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike, përfaqësuesit e PDSH-së vlerësuan se maqedonia gjendet në krizë të thellë politike dhe para një sfide shumë të madhe, si dhe potencuan se prioriteti i PDSH-së ka qenë dhe vazhdon të jetë organizimi i zgjedhjeve fer të lira dhe kredibile dhe jo data e mbajtjes së tyre, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Përfaqësuesit e PDSH-së gjithashtu theksuan se ngecja e proceseve integruese dhe mosrealizimi i të drejtave të shqiptarëve vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor i Partisë Demokratike Shqiptare.

Përfaqësuesit e PDSH-së i siguruan bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike!.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *