Home / Sport / “Pogba vlen më shumë se 100 milion euro”

“Pogba vlen më shumë se 100 milion euro”

Andrea Pirlo mendon se Paul Pogba kushton më shumë se 100 milion euro

Ylli i Juventusit, Paul Pogba do të thyej të gjitha rekordet e transferimeve nëse largohet nga Juventusi. Kështu mendon mesfushori italian, Andrea Pirlo, i cili ka pasur rastin të luaj përkrah francezit te ‘Zonja e Vjetër’.

Pirlo mendon se kush e dëshiron Pogban duhet t’i paguaj Juventusit më shumë se 100 milion euro, përcjell Express.

Për 100 milion euro, deri më tani në historinë e futbollit, është transferuar Gareth Bale nga Tottenhami në Real Madrid.

“Sigurisht, Juventus dëshiron ta mbaj Pogban. Por, ndonjëherë ju mund të merrni një ofertë të majme me të cilën do ta rindërtoni tërë ekipin”, ka deklaruar Pirlo për The Mirror.

“Nëse Pogba do të vendosë të largohet, atëherë unë mendoj se do të jetë një rekord botëror”, ka deklaruar mesfushori i New York City.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *