Home / Kryesoret / Policia serbe i ka gjetur te Bozhinovskit 2.000 “bomba” për BDI-në dhe 500 për VMRO-në?

Policia serbe i ka gjetur te Bozhinovskit 2.000 “bomba” për BDI-në dhe 500 për VMRO-në?

Arkivat e policisë serbe prej sot do të jenë më të pasura për 2.000 incizime me biseda të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe rreth 500 incizime me biseda të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. Burime që pretendojnë se janë të afërta me gazetarin Zoran Bozhinovski, thonë se këto incizime janë gjetur në banesën e tij, gjatë arrestimit të sotëm nga policia serbe, transmeton “Lajm”.

Nëse këto informacione janë të sakta, atëherë BDI dhe VMRO do të bëhen edhe më të varura nga ndikimi i Serbisë, kanë thënë këto burime.
Policia serbe ka arrestuar Bozhinovskin sot në mëngjes, në Novi Sad. Ai tani vite me radhë jetonte në Novi Sad të Serbisë, prej ku vazhdimisht paraqitej me informacione sensacionale lidhur me krimin në skenën politike të Maqedonisë. Bozhinovski është arrestuar edhe më herët nga policia serbe, por pas ca kohe të kaluar në paraburgim është liruar. Autoritetet në Maqedoni e kërkojnë sit ë dyshuar në rastin “Spiuni”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *