Home / Lajme / Maqedoni / Politikanët i ikën ndjekjes penale, por jo edhe konfiskimit të pronës

Politikanët i ikën ndjekjes penale, por jo edhe konfiskimit të pronës

Për të gjithë ato që do të dëshmohet se në mënyrë të paligjshme kanë përfituar dobi pronësore vijon konfiskimi i pronës, pa marr parasysh nëse janë të falur ose jo, thuan nga Prokuroria Speciale Publike.

“Fillimisht mblidhen dëshmi se një person i caktuar e ka bërë veprën penale dhe me këtë ka marr një pronë të caktuar me një shumë të caktuar. Nëse personi nuk është i falur, udhëhiqet një procedurë penale, jepet propozim për konfiskim dhe pasi që personi do të shpallet si fajtor, nis procesi i konfiskimit.

Për personin që është i falur, njashtu mblidhen dëshmi, por nuk ngriten akuza dhe nuk udhëhiqet procedurë penale. Deri te gjykata dërgohet një kërkesë për konfiskim dhe gjykata i vlerëson dëshmitë se është kryer vepër penale ku është përfituar një dobi pronësore, pas së cilës gjykata sjell vendim që t`i konfiskohet prona”, sqaruan nga Prokuroria Speciale Publike.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *