Home / Lajme / Maqedoni / Politikani nga Shqipëria i quan “spiuna të UDBA-s” ministrat e BDI-së?

Politikani nga Shqipëria i quan “spiuna të UDBA-s” ministrat e BDI-së?

Po vazhdon bllokimi i perimeve gjegjësisht 200 tonelata kastravecë në kufirin Bllatë të Dibrës, nga autoritetet e Maqedonisë.
Kjo situatë po ndodhë derisa po mbretëron heshtje nga autoritetet maqedonase, por edhe ministrat shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së zgjeruar, informon INA.
Mbrëmë deri në orën 23:00 kanë qëndruar 9 kamionë me mbi 200 tonelata dhe se nuk ka pasur asnjë zgjidhje. Ministri i Bujqësisë i Shqipërisë, Edmond Panariti siç mësohet dje ka udhëtuar në kufirin e Bllatës për tu informuar me situatën e krijuar, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim nga Shkupi, dhe se telefonatat e ministrave kanë qenë dje të mbyllur. Prodhuesit shqiptarë theksojnë se arsyet janë banale, gjoja duhet analiza të detajuara. Por sipas tyre, ky mallë do të prishet në rast se 72 orë qëndron i mbyllur.
“Nëse nuk na lejojnë edhe për pak orë të hyjmë dhe të dërgojmë mallin në destinacionin e duhur, atëherë mbi 200 tonelata perime rrezikojnë të prishen”, theksojnë bujqit shqiptarë.
Këto perime janë kultivuar nga bujqit e fshatrave Mertish, Goriçaj, kemishtaj dhe Divjakë në jug të Shqipërisë.
Një nga denoncuesit e bllokadës së perimeve shqiptare ditëve të fundit nga autoritetet e Maqedonisë, Myslim Murrizi, që është reprezentuesi politik i opozitës në rajonin e Lushnjës, ka akuzuar rëndë Qeverinë shqiptare që nuk po e mbron padrejtësinë ndaj bujqëve shqiptarë, por edhe ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë.
Ky është postimi i Myslim Murrizit:
“I vetmi qe ka qene dje ne Bllate por pa asnje rezultat ishte ministri i bujqesise Panariti. Besoj qe ka qene per kete pune se nuk mendoj qe te kete qene si komisar vezhgues per referendumin ne Peshkopi. Po ju mor qeveritare bastarde dhe ju deputet te vetequajtur te rrehtit Lushnje pse nuk reagoni? Por ju i lejuat MAQEDONISE se si vllaut tuaj Gruevskit te fus medikamente mjekesore ne Shqiperi pa u çertifikuar ne BE dhe ai nuk pjerdh per Ju hajduter qe te fusim kastraveca ne Maqedoni. E pse? Sepse ju jeni pa dijitet, jeni servile, jeni te trazuar ne pazare me te e jeni bere pis ndaj heshtni te gjithe si VEMJET para Shefit. Turp per nje Qeveri te afro 5 milion Shqiptareve te tallet nje qeveri e 1 milion Maqedonasve. Turp dhe per Ju ministra Shqipfoles ne kabinetin e Gruevskit qe jeni bere gazi i botes duke pergjuar e spiunuar tek UDB njeri tjetrin e nuk guxoni te flisni nje fjale per miliona para te Shqiptareve qe lejohen te kalben ne dogane.”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *