Home / Kryesoret / Pollozhani: Diktaturat rrëzohen në rrugë, shqiptarët t’i përkrahin protestat

Pollozhani: Diktaturat rrëzohen në rrugë, shqiptarët t’i përkrahin protestat

Shpëtim Pollozhani/ E kanë thënë shumë të tjerë, po e ripërsëris edhe njëherë, asnjë diktaturë nuk rrëzohet në Parlament. Diktaturat rrëzohen në betejën e rrugës. Parimisht, shqiptarët duhet ti përkrahin protestat e opozitës maqedonase, mirëpo shqiptarët duhet të organizojnë protesta të veta që mandej si të barabartë të ulen ne tavolinën e bisedimeve me opozitën maqedonase, e cila nuk jep asnjë sinjal se do të ndryshoje diçka për të mirën e shqiptarëve. Shqiptarët nuk duhet të luftojnë që ta hekur balon që të vijë laroa. Shqiptarët duhet të luftojnë për rrënimin e këtij pushteti diktatorial dhe zëvendësimi i tij me një sistem federal me katër njësi federative. Besa, LR PDSH dhe partitë e tjera opozitare shqiptareuhet të merem vesht pa asnjë kushtëzim. Duhet të nisin prptestat tona, të cilat do të përfundojnë në tavolinë me opozitën maqedonase, si të barabartë por vetëm për ridefinimin e sistemit politik dhe Kushtetutën e vendit. O tani o kurrë.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *