Home / Kryesoret / Popovski në takim ministror në Selanik

Popovski në takim ministror në Selanik

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot dhe nesër në Selanik do të marrë pjesë në takimin ministror kushtuar bashkëpunimit ndërkufitar në kontekst të krizës me refugjatët dhe emigrantët.

Në takimin, i cili mbahet me nismën e shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias, do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, Daniel Mitov dhe Ditmir Bushati, si dhe përfaqësues të Ministrive të Punëve të Brendshme të katër vendeve.

MPJ-ja greke kumtoi se në takim, si përfaqësues i MPB-së greke do të marrë pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes civile, Nikos Toskas.

Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, si vend kryesues i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme temë kryesore e diskutimit do të jenë sfidat e migrimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Në rend dite të takimeve të cilat do të mbahen nesër do të jenë bashkëpunimi në sferën e menaxhimit të kufijve dhe lufta kundër tregtisë me emigrantët ilegal dhe rrjeteve terroriste. Gjithashtu, bisedat do të fokusohen edhe në dimensionin humanitar të migrimit dhe do të hulumtohen sfera për bashkëpunim dhe për koordinim më të mirë për menaxhim me krizën e refugjatëve dhe krizën emigruese.

Pas përfundimit të takimeve është planifikuar të mbahet edhe konferencë shtypi.

Takimi në Selanik është me qëllim të përforcimit të dialogut dhe zgjerimit të perspektivave për bashkëpunimin e mëtejmë ndërkufitar në sferën e koordinimit dhe ballafaqimit me sfidat e përbashkëta, siç janë kriza e refugjatëve dhe e emigrantëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *