Home / Kryesoret / Portalet duart e lira në zgjedhje?!Ja çfarë thotë Sefer Tahiri

Portalet duart e lira në zgjedhje?!Ja çfarë thotë Sefer Tahiri

Agjencia për audio dhe shërbime mediale audio vizuale në janarin e këtij viti e miratoi ‘Metodologjinë për monitorimin e paraqitjes mediale përmes programeve në radio dhe në televizione gjatë kohës së proceseve zgjedhore’ ku qëndron se nuk do të kryejnë kontroll në internet portalet, pasi që ashtu si përmendet në njoftim, nuk ekzistojnë kushte për këtë gjë Ajo, si dhe informacioni se për ndjekjen e medieve do të angazhohen rreth 100 persona, për ‘Meta’ e vërtetoi edhe drejtori i Agjencisë për audio dhe shërbime audio vizuale, Zoran Trajcevski i cili theksoi se është e pamundshme që kjo gjë të bëhet nga më shumë arsye.

“Askund në botë nuk ka një rregull të këtillë. Shumica e portaleve në Maqedoni nuk dihen se ku janë regjistruar. Askund nuk ka se kush është pronari, për shkak të së cilës edhe nuk mund t`i dënojmë. Nuk kanë adresë, nuk kanë persona përgjegjës”, deklaroi Trajcevski.

Në pyetjet se çka do të ndodh kur do të nis ndjekja e medieve, pasi që, megjithatë në Rregulloren Zgjedhore ekzistojnë edhe internet portalet, Trajcevski theksoi “ për atë gjë duhet që t`i pyesni politikanët”,

Në ndërkohë, profesori universitarë Sefer Tahiri, vlerëson se fakti që mediat online apo të reja, të njohura tek ne me emrin popullor portale nuk do të jenë pjesë e monitorimit apo vëzhgimit institucional apo prganit rregullarot Agjencia e mediave është pasojë e faktit që të njëjtat nuk janë pjesë e Ligjit mbi mediat dhe si rjedhojë nuk i nënshtrohet detyrimeve ligjore.

“Por kjo nuk do të thotë se ata mund të jenë në kaos, pasi shumë ligje tjera rregullojnë çësthje të ndryshme të punës së mediave online. Gjithsesi se vetërregulimi mediatik që do të thotë se vetë gazetarët, pra esnafi mediatik duhet të vendos se kush është gazetar e kush jo, kush informon e kush propagandon, kush bën lajm e kush spekulim, pritet të japë efektet e pritura, por një pjesë e portaleve që shiten për një qindarke do të keqpërdorin hapësirën mediatike për qëllime partiake dhe për demonizimin e kundërshatrit politik”, thotë Tahiri Për Tv Kohën

Në ndërkohë, përderisa këtyre portaleve nuk ju kërkohet përgjegjësi, mediat tjera si gazeta dhe televizionet janë të nënshtruara kontrolleve të repa dhe monitorimeve 24 orëshe gjatë zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *