Home / Kryesoret / PPD: Lëshimi qeverisë, manovër e BDI-së

PPD: Lëshimi qeverisë, manovër e BDI-së

Pas manovrave të njëpasnjëshme nga ana e koalicionit qeveritar VMRO-BDI për ta opstruuar Prokuroren speciale me anë të shprehjes së mosdëgjueshmërisë së gjykatave ndaj vendimeve të saj , propozimeve për ndryshimin e ligjit për procedurë penale dhe vendimit skandaloz të Gjykatës kushtetuese për të drejtë abolimi (dhënë kryetarit të shtetit) për vepra të rënda penale të pedofilisë dhe falsifikimit të zgjedhjeve,  si dhe pas refuzimit të Këshillit gjyqësor dhe Prokurorisë së rregulltë që Katica Janevës ti dorëzohet dosja “Magjar Telekom”, BDI-së nuk i mbeti gjë veçse ta luaj ndoshta kartën e fundit që funksionarë të saj të kenë mundësi ta shpëtojnë kokën “ditën e kijametit” duke lëshuar qeverinë.

Edhe pse nuk dihet saktë me këtë manovër çka është planifikuar por BDI duket se një herë mund ta plotësojë kërkesën e shumëpritur nga shqiptarët për lëshim të qeverisë, por kësaj rradhe jo për kërkesat e tyre kombëtare por për nevoja vetanake të funksionarëve të partisë.

Me siguri se shqiptarët do të dëshprohen thellë kur të mësojnë se ky vendim i mundëshëm nuk do të vijë si rezultat i moszyrtarizimit të gjuhës shqipe, mosimplementimit të Marrëveshtjes Ohrit, diskriminimit të shqiptarëve në baza partiake, Shkupit 2014-2016, shndërrimit të selisë së partisë në shtëpi publike, siç deklaroi kohë më parë Hisni Shaqriri, por si rezultat i ndonjë urdhëri dhe taktike që mund të ketë ardhur nga lart-“Shtëpia e bardhë” shumëmilionshe e VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *