Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Nuk jemi pjesë e demonstratave

PPD: Nuk jemi pjesë e demonstratave

Partia për Prosperitet Demokratik në parim i përkrah të gjitha lëvizjet dhe shprehjet e revoltit kundër diktaturave dhe suprimimit të institucioneve demokratike të shtetit ashtu siç e bëri kohë më pari personi jolegjitim Gjorge Ivanov.

“Njoftojmë opinionin e gjërë si dhe anëtarsinë e partisë dhe simpatizanët e saj se Partia për Prosperitet nuk është pjesë e demonstratave të këtyre ditëve të organizuara nga organizatat joqeveritare.

Gjithashtu njoftojmë anëtarsinë dhe opinionin e gjërë qytetar se PPD do ta shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave ose mbledhjen e nënshkrimeve për detronizimin e personit Gorge Ivanov nga posti i kryetarit të shtetit në konsultime paraprake me Lëvizjen “Besa” dhe partitë tjera shqiptare të cilat do të shprehnin një gatishmëri të tillë. PPD e informon opinionin se askush nuk ka të drejtë në emër të PPD-së të thërret anëtarsinë në protesta. Vetëm me një vendim të përbashkët të subjekteve të opozitës shqiptare PPD do të jetë pjesë e manifestimeve të ndryshme për demokraci dhe kundër diktaturës”, kanë thënë në PPD.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *