Home / Lajme / Maqedoni / Premtohen shpërblime për gjykatësit që pengojnë prokuroren Fatime?

Premtohen shpërblime për gjykatësit që pengojnë prokuroren Fatime?

Anëtari i Këshillit Gjyqësor i cili po përgatitet të bëhet edhe kryetar, sot ka pasur një takim me gjykatësin nga Gjykata Themelore Shkupi 1 nga dega e krimit të organizuar ku në mënyrë eksplicite ka kërkuar që t`i minojnë procedurat e Prokurorisë Speciale Publike, të mos pranojnë masën e paraburgimit dhe masat tjera alternative, ndërsa në këmbim, i ka afruar zgjedhje në Gjykatën e Apelit për vendet e zbrazëta të cilat do të mbushen së shpejti, zbuluan për Svedok, burime nga Këshilli Gjyqësor.

Sipas burimeve të njëjta, gjykatësja nga dega e krimit dhe korrupsionit të organizuar e cila sot ka qenë në Këshillin Gjyqësor, ka konkurruar për Gjykatën e Apelit, ndërsa prapa vetes ka rezultate të theksuara përmes gjykimit në lëndët për politikanët, gazetarët, spiunët dhe lëndët tjera më të mëdha, por për dallim prej kolegëve të saj, ajo nuk ka pasur presione politike deri më tani, sidomos mediale, transmeton TetovaSot.

Në degën e krimit të organizuar, tre gjykatës kanë votuar kundër vendimeve për përcaktimin e masave të paraburgimit për ish ministrat në rastet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me mjetet në MPB, dhe prej këtu, pasi që është parë se një pjesë e gjykatësve nuk ka gjithçka nën kontroll, në misionin e bindjes është përfshirë edhe Këshilli Gjyqësor përmes anëtarëve të njëjtë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *