Home / Lajme / Maqedoni / Priten dorëheqje të disa kryetarëve të degëve të BDI-së?

Priten dorëheqje të disa kryetarëve të degëve të BDI-së?

Pas caktimit të emrave të ministrave të rinj nga radhët e BDI-së dhe pas mënyrës se si ata u caktuan, janë paraqitur pakënaqësi të mëdha lidhur nëpër degë dhe nëndegë partiake, transmeton “Lajm”. Deri tani pakënaqësinë në mënyrë publike e ka shprehur dega partiake në Strugë, duke refuzuar të pranojë emërimin e Faton Pollozhanit për zëvendësministër.
Mirëpo pakënaqësi ekzistojnë edhe në degë dhe nëndegë tjera, ku akuzojnë se përbërja e re ministrore është caktuar në koordinim të ngushtë mes Ali Ahmetit, Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, prandaj pritet që pas ministrave të vjetër, dorëheqje të japin edhe kryetarë të disa degëve të BDI-së, me çka do të vazhdojë degradimi i kësaj partie.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *