Home / Lajme / Maqedoni / Pritet që të merren në pyetje 11 të dyshuarit nga rasti ‘Transportuesi’

Pritet që të merren në pyetje 11 të dyshuarit nga rasti ‘Transportuesi’

Gjykata Penale në Shkup duhet që të informoje se kur do t`i marr në pyetje njëmbëdhjetë të dyshuarit nga lënda “Transportuesi” të publikuar nga Prokuroria Speciale Publike, transmeton TetovaSot.

Të premten, Prokuroria Speciale Publike kërkoi paraburgimin e të dyshuarve si dhe konfiskimin e tre banesave, tetë veturave dhe 33 autobusëve.

Për kryetarin e komunës nuk është kërkuar paraburgim pasi që ai u fal nga presidenti Ivanov.

Sipas dëshmive të Prokurorisë Speciale Publike, të dyshuarit për krimin me transportimin e nxënësve janë kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, kryetari i Komisionit për furnizime publike në Manastir, drejtor të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe transportuesit që kanë nënshkruar dhe paguar një shumë dy herë më të lartë për transportin që e ka krijuar komuna e Manastirit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *